Fermerët kërkojnë publikimin e rezultateve për mostrat e marra nga Qumështorja VITA - NACIONALE

Fermerët kërkojnë publikimin e rezultateve për mostrat e marra nga Qumështorja VITA

2 orë më parë

nga NACIONALE

Fermerët Kosovarë të Qumështit kanë kërkuar publikisht nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë që të bëhen publike rezultatet e mostrave të marra nga Qumështorja VITA për muajt prill dhe maj 2026.

Në një reagim publik, ata kanë thënë se në konferencën për media të AUV-së “nuk u tha asgjë e re”, ndërsa fermerët, sipas tyre, janë ende në pritje të rifillimit të grumbullimit të qumështit të freskët.

Fermerët kanë ngritur shqetësimin për vonesën në publikimin e rezultateve, duke pyetur për hezitimin e institucioneve.

Ata kanë paralajmëruar se, në rast se grumbullimi i qumështit nuk rifillon, situata mund të pasohet me protesta në Prishtinë.

“Po e perserisim, ne te kunderten mos grumbullimi do te pasoje me nje proteste te papare ne Prishtine,” thuhet në reagimin e tyre.

Në fund të reagimit, Fermerët Kosovarë të Qumështit kanë bërë thirrje që rezultatet për mostrat e muajve prill dhe maj 2026 të publikohen “në mënyrë të shmanget një situatë e pakëndshme për gjithsecilin.”

Lajme të ngjashme