Fermerët derdhin qumshtin në protestë para Ministrisë së Bujqësisë
Makina bujqësore e traktorë janë vendosur në formë proteste para Ministrisë së Bujqësisë në protestën e qumshtarëve që është duke u zhvilluar nga ora 13:00.
Protesta po zhvillohet pas ndalimit të grumbullimit të qumshtit pasi Ministria e Bujqësisë kreu, sipas tyre, kontrolle në fabrikën e qumshtit “Vita,” për të cilët pretendojnë se po përfshijnë përbërës të palejuar në qumsht.
Qumshtarët e Kosovës po kërkojnë kthimin e grumbullimit të qumshtit të tyre dhe publikimin sa më parë të rezultatetev që AUV thotë se po i kryen ndaj qumshtit në fjalë.
Në shenjë proteste po ashtu po derdhet qumshti në tokë nga fermerët si dhe në drejtim të vetë objektit dhe dritareve të Ministrisë së Bujqësisë.