Ferit Idrizi përmbyll mandatin me investim madhor në arsim, premton vazhdimësi në mandatin e dytë
Kryetari aktual i komunës së Vushtrrisë dhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për mandatin e radhës, Ferit Idrizi, ka njoftuar investimin e fundit të këtij cikli qeverisës: ndërtimin e shkollës së re “Mustafë Venhari”.
Idrizi e cilësoi këtë projekt si “super investim me buxhet komunal”, duke e përshkruar si përmbyllje të denjë të mandatit të tij të parë dhe si një “kapitull të ri në arsim për Vushtrrinë”.
Kandidati i PDK-së shtoi se arsimi do të mbetet prioritet edhe në mandatin e dytë, duke theksuar se investimet në këtë sektor janë “shtyllë e programit të tij dhe themel për një të ardhme më të ndritur për fëmijët e Vushtrrisë”.
Postimi:
Me këtë super investim me buxhet komunal, shkollën e re ‘Mustafë Venhari’, po përmbyllim mandatin, duke sjellë një kapitull të ri në arsim për Vushtrrinë. 🏫
Gjatë këtyre katër viteve, përveç shkollës së re, janë ndërtuar edhe dy çerdhe të reja, duke treguar se përkushtimi ynë ndaj edukimit është i palëkundur. 📚
Do të vazhdojmë të investojmë në arsim edhe në mandatin e dytë, si shtyllë e programit tonë dhe për një të ardhme më të ndritur të fëmijëve tanë.