Ferati përkujton Manaj në 24 vjetorin e vdekjes: Kujtojmë avokatin e drejtësis, kryetari i parë i LDK-së
Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka përkujtuar 24 vjetorin e ndarjes nga jeta të Shaban Manaj.
Ferati shkruan se kujton me krenari një njeri të jashtëzakonshëm, veprimtarin e tij, dhe avokatin e drejtësisë, Kryetarin e parë të LDK-së në Istog.
“Shaban Manaj ishte njeriu që tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare, duke luftuar për liri, pavarësi dhe mbi të gjitha për të drejtat e njeriut me një përkushtim të pashoq. Me punën e tij të palodhur, ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë e vendit tonë, duke u bërë një simbol i rezistencës dhe i përkushtimit ndaj idealeve të larta të lirisë dhe drejtësisë”, shkruan Ferati.