Feraj i VV-së pretendon të ketë zbuluar strategjinë e fshehur të Opozitës për rrëzimin e Kurtit: E pranoj, është e zgjuar
Këshilltari i kryeministrit Kurti, Hysamedin Feraj, ka bërë një tjetër postim ditën e sotme në lidhje me atë që e quan si “mbingarkim të sistemit”.
Feraj konsideron se kjo është strategjia e re e opozitës kosovare për të rrëzuar Qeverinë Kurti II.
“(Mbingarkimi i sistemit) quhet në teoritë e sistemit, kombinuar me ato funksionale, sjellja që e bën jofunksional një sistem politik. Ndodh kur nga grupe të ndryshëm socialë, madje individë, hyjnë ("input") në sistem më shumë informacion dhe kërkesa sesa mund të përpunohen prej tij dhe të nxirren vendime ("output") për to.” – ka shpjeguar këshilltari Feraj.
Ai e ka cilësuar si “të zgjuar” këtë përpjekje të opozitës kosovare.
Në fakt, përveç opozitës në Kosovë besohet se jetojnë edhe qytetarë të thjeshtë të vendit që po varfërohen nga shkalla e lartë e inflacionit dhe kanë telashe tjera të natyrave të ndryshme.
