Feraj i VV-së lë të kuptohet se Abazoviqi mund të garojë në Kosovë: Nuk zgjidhen problemet sociale pa nacionalizëm - NACIONALE

Feraj i VV-së lë të kuptohet se Abazoviqi mund të garojë në Kosovë: Nuk zgjidhen problemet sociale pa nacionalizëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Vetëvendosjes njëherësh këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, Hysamedin Feraj, ka bërë një analizë për situatën politike në Mal të Zi.

Ai ka thënë se problemet sociale nuk zgjidhën pa nacionalizëm.

POSTIMI:

Mali i Zi nuk mban në pushtet serbofilët shqiptar, ne tradicionalisht i kemi mbështetur, ose i kemi alternuar me grekofilë.

Kryesisht me arsyetimin se kemi probleme socialë: në çdo çast ekzistence dhe historie na duhet ta luftojmë varfërinë, larg "çdo" nacionalizmi dhe populizmi. Nacionalizmi nuk na siguron "punë" e "bukë", Serbia po. Prandaj, mbase në vjeshtë dhe me protesta të gjera sociale, duhet rrëzuar qeveria "e paaftë" e Kurtit. Dhe, në mos me vetë Abazoviqin, ta zëvendësojmë me ndonjë homolog të tij. Por, a kemi?

Sidoqoftë, ne fund, kombi "i vogël" malazez nganjëherë na ka pushtuar, ndërsa kombi ynë më "i madh" nuk ka mund as të mbrohet.

Lajme të ngjashme