Fëmija u largua dhunshëm nga lokali ku po qëndonte ministri Peci, kërkohet përfshirja e organeve të drejtësisë - NACIONALE

Fëmija u largua dhunshëm nga lokali ku po qëndonte ministri Peci, kërkohet përfshirja e organeve të drejtësisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu Avdi Smajljaj ka reaguar pas publikimit të videos ku shihet një vajzë e mitur e komuniteteve pakicë duke u larguar me dhunë nga një lokal, derisa paraprakisht kërkoi lëmoshë nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Smajljaj përmes një shrkimi në Facebook, ka thënë se ministrit, nuk i ka bërë fare pështypje ky ushtrim i dhunës ndaj fëmijës.

“Ushtrohet dhunë e denigrohet personaliteti i një fëmije nga një punonjës me karakter të ultë, para syve të një politikani aksidental të cilit nuk i bën përshtypje fare ky ushtrim i dhunës ndaj fëmijës.” – ka shkruar ai.

Ushtrohet dhunë e denigrohet personaliteti i një fëmije nga një punonjës me karakter të ultë, para syve të një...

Posted by Avdi F. Smajljaj on Sunday, December 25, 2022

Tutje, ai u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të merren me ratin.

“Poshtë u ra katuni, na ka marrë lumi, e hajt! Organet e drejtësisë të merren me rastin. Arroganca e hiqëve, e relativizon arrogancën e të fortëve.” – shkroi ai.

Ndërkohë, Nacionale kontaktoi ministrin Peci për të biseduar rreth kësaj çështje, por ai shkurt na tha: “Pyetjet pasi keni bërë fillimisht postime, nuk kanë kurrfar kuptimi”.

Në lidhje me këtë ngjarje, Nacionale bisedoi me ish-deputetin egjiptian, Veton Berisha, i cili u shpreh mjaft i shqetësuar për këto raste.

“Këto raste janë shqetësuese për mu. Për faktin, se e para, në çfarë gjendje janë komunitetet dhe kanë fillu me u bë tradicionalisht lypsar, sepse ata duhet me mbijetu diqysh.” – na tha ai.

Lajme të ngjashme