Faton Peci: “Guxo” është produkt i Vjosa Osmanit, i dhamë vendit një presidente guximtare - NACIONALE

Faton Peci: “Guxo” është produkt i Vjosa Osmanit, i dhamë vendit një presidente guximtare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Bujqësisë, njëherit anëtar i listës Guxo, Faton Peci ka thënë se kjo parti, është produkt i presidentes Vjosa Osmani.

Peci në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, tha se Guxo dhe LVV-ja i dhanë vendit një presidente guximtare dhe një kryeministër “të pakompromentueshëm”.

“Me një presidente guximtare dhe një kryeministër të pakompromentueshëm, suksesi i vendit tonë është i garantuar. Guximi lindi së pari si ide, si frymë dhe si shpresë. Listës fillestar iu bashkuan shumë emra duke i dhënë kuptim rikonceptimit të mendimit politik në skenën kosovare. Lista Guxo, sot partia Guxo u konsolidua gradualisht, u strukturua gradualisht dhe sot po përmbyllet sukseshëm në shndërrimin në një subjekt politik”,ka thënë ai.

Ndryshe, “Guxo” sot po mban Kuvendin Zgjedhor ku pritet të vendoset për kryetarin e ri.

Sot po ashtu, u raportua se deputetja e kësaj partie, ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Lajme të ngjashme