Familjarja e Fitore Pacollit e pranon se i morën 100 mijë euro: Ani bëhet fjalë, po nuk i ka vjedhë
Një familjare e Fitore Pacollit, deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, është përgjigjur në telefonatën e Nacionales në lidhje me grantin 100 mijë euro që kjo familje ka fituar nga Ministria e Bujqësisë për ndërtimin e një stalle.
Ajo ka pasur akuza të rënda ndaj mediave, se “po merren me sene të kota, e jo me sene që duhet me u marrë”.
Këtu, gazetarja e Nacionales ka ndërhyrë duke i thënë se bëhet fjalë për shifrën 100 mijë euro.
“Ani bëhet fjalë, po nuk i ka vjedhë.” – tha tutje kjo familjare.
Bisedën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë: