Familjari i Afrim Bunjakut, ish-presidentes Osmani: Edhe me miqtë tanë gati na prishën, mos të ishe ti
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani raportohet se po qëndron për vizitë në familjen e Afrim Bunjakut, pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila dënoi me burgim të përjetshëm dy prej të akuzuarve për sulmin në Banjskë, dhe një me 30 vite burg.
Express raporton se një nga familjarët e Bunjakut ka folur me Osmanin edhe për çështje politike, ku ka përmendur edhe miqtë ndërkombëtarë.
“Edhe me miqtë tanë mos të ishte ti, gati na prishën vallahi. Po vallahi”, citohet se i ka thënë ai ish-presidentes.