Fadil Fazliu, feston ditëlindjen e 65-të në Hagë: Djali i tij me një urim emocional - NACIONALE

Fadil Fazliu, feston ditëlindjen e 65-të në Hagë: Djali i tij me një urim emocional

1 vit më parë

nga NACIONALE

Vëllai i dy dëshmorëve të kombit, Fadil Fazliu, sot feston ditëlindjen e 65-të në Hagë.

Me ketë rast, ai ka telefonuar familjen e tij për të marrë urimet nga më të dashurit.

Djali i tij, Fahri Fazliu, ka treguar detaje nga kjo bisedë.

“Sot, babai ynë, Fadil Fazliu, feston ditëlindjen e tij të 65-të — një ditë simbolike që përkon edhe me daljen e tij në pension. Por, ndryshe nga shumica që këtë ditë e festojnë me familjen dhe miqtë, ai sot është larg nesh — në burgun e Hagës, padrejtësisht. Na telefonoi nga burgu i Hagës dhe ia uruam ditëlindjen me mall të madh nga Kosova — vendi për të cilin ai dha gjithçka dhe nuk u kursye kurrë. Urime ditëlindjen, babloku ynë i dashur! Paç shëndet, forcë dhe zemër të qetë!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme