Evropa në "flakë", javën tjetër vapa mund të zbarkojë në Kosovë
Evropa jugperëndimore dhe ajo perëndimore po përballen me një valë të madhe të të nxehtit afrikan.
Parashikimet thonë se e njëjta situatë mund të jetë edhe javëve në vijim.
Vala e nxehtësisë ekstreme nga Portugalia dhe Spanja po zhvendoset drejt Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe e pastaj drejt Evropës qendrore e Gadishullit Ballkanik.
Siç shkruan MeteoBallkan, meteorologët britanikë kanë theksuar se disa modele kompjuterike parashohin thyerjen e rekordit të të gjitha kohërave në Britaninë e Madhe. Temperatura më e lartë e shënuar ndonjëherë në territorin e Britanisë së Madhe është 38.7°C.
Megjithatë, jo të gjitha modelet ‘pajtohen’ me këto parashikime. Është pothuajse e sigurtë se temperaturat pritet të arrijnë 35 ose 36°C.
Ka 20% probabilitet që temperatura të arrijë deri në 38.7°C, ndërsa ka nën 10% probabilitet që temperatura të ‘prekë’ 40°C në territorin britanik.
Kështu konstatojnë ekspertët britanikë për parashikim të motit.
