"Është rrëzuar nga një lartësi 1.5 metra": Policia po heton vdekjen e një gruaje në Rahovec - NACIONALE

"Është rrëzuar nga një lartësi 1.5 metra": Policia po heton vdekjen e një gruaje në Rahovec

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grua sipas Policisë së Kosovës është dërguar pa shenja jete në urgjencën e Rahovecit.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, familjarët e viktimës kanë thënë se e ndjera është rrëzuar nga një lartësi prej 1.5 metrave.

Policia po heton vdekjen e saj.

Raporti i plotë:

HETIM I VDEKJES

Rahovec 22.04.2024 – NN. Raportohet se viktima femër kosovare është sjell pa shenja jete në emergjencë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Sipas familjarëve viktima është rrëzuar nga një lartësi 1.5 metra. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Lajme të ngjashme