Escobar përsërit: Asociacioni duhet të themelohet konform Kushtetutës së Kosovës
Emisari Escobar ka qenë i pranishëm në takimin mes Lajçakut dhe Kurtit.
Në pyetjet e gazetarëve, ai u përgjigj se Asociacioni duhet të themelohet dhe se i njëjti duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.
Në anën tjetër, kur u pyet rreth asaj nëse edhe evropianët mendojnë kështu, përfaqësuesi amerikan e pohoi një gjë të tillë.
"Po, po edhe ata janë të atij mendimi. Pra, Asociacioni duhet të jetë sipas ligjeve të Kosovës", tha ndër të tjerash ai para gazetarëve.
Tutje, shtoi se pret që takimi i nesërm të ketë një epilog që do ta ruajë stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
“Ardhmëria e të dy shteteve është në Europë. Jemi duke punuar në një zgjidhje që çon në stabilitet në rajon”, përfundoi Escobar.