Escobar arrin në Kosovë, vizitën e fillon në Manastirin e Deçanit
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar ka arritur në Kosovë.
Këtë e konfirmoi faqja e Manastirit të Deçanit, aty ku edhe ia nisi vizitës Emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor.
“Sot Zëvendës Ndihmës sekretari amerikan Gabriel Escobar vizitoi Manastirin e Deçanit.Jemi mirënjohës për përkushtimin e dëshmuar amerikan për të mbrojtur të gjitha komunitete dhe përkatësitë fetare në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se i njëjti nesër fillon takimet zyrtare me përfaqësues shtetërorë.
Today US Deputy Assistant Secretary Gabriel Escobar visited Dečani #Monastery together with Alyson Grunder, Deputy Chief of Mission @USEmbPristina and their colleagues. We are grateful for the US firm commitment to protection of all communities and religious heritage in #Kosovo pic.twitter.com/pNLGx94ZMa
— Dečani Monastery (@DecaniMonastery) December 11, 2022
