Erling Haaland i pandalshëm, shënon het-trik për 39 minuta kundër Nottingham Forestit - NACIONALE

Erling Haaland i pandalshëm, shënon het-trik për 39 minuta kundër Nottingham Forestit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Erling Haaland sapo ka kompletuar het-trikun kundër Nottingham Forestit.

Norvegjezi realizoi tre gola të shpejtë për vetëm 39 minutave në sfidën që Man City është duke zhvilluar ndaj Nottinghamit.

Fillimisht, Phil Foden harkoi për Haaland, që u gjend në vendin e duhur dhe lehtësisht realizoi nga afërsia për t'i dhënë epërsinë "Qytetarëve" (12') - VIDEO.

Norvegjezi pastaj shënoi sërish nga epërsia pas një kundëraksioni të shpejtë, ku pasimin e fundit e bëri sërish Foden (23').

Ndërsa, het-trikun e kompletoi duke realizuar me kokë pas një pasimi të Stones (39') - VIDEO.

Lajme të ngjashme