Erdogani thotë se Turqia do t’i sulmojë militantët kurdë me tanke e ushtarë - NACIONALE

Erdogani thotë se Turqia do t’i sulmojë militantët kurdë me tanke e ushtarë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, tha të martën se vendi i tij së shpejti do t’i sulmojë me tanke e ushtarë militantët, duke dhënë shenjë për një ofensivë të mundshme tokësore kundër militantëve kurdë në Siri, pasi sulmet hakmarrëse eskaluan përgjatë kufirit me Sirinë.

Komentet e tij erdhën përderisa forcat ruse e vazhduar bombardimin me artileri të bazave kurde dhe caqeve të tjera afër qytezave siriane, Tal Rifaat dhe Kobani, i thanë agjencisë “Reuters” dy burime ushtarake siriane.

“U jemi sulur terroristëve për disa ditë me aeroplanët, topat e pushkët tona. Në dashtë Zoti, do t’i çrrënjosim të gjithë sa më shpejt që është e mundshme, bashkë me tanket tona, me ushtarët tanë”- tha presidenti turk.

Ai më herët ka thënë se operacionet nuk do të kufizohen në fushatë ajrore dhe mund t’i përfshijnë edhe forcat tokësore.

Turqia ka kryer disa operacione të gjera ushtarake kundër militantëve të YPG-së kurde dhe ISIS-it në pjesën veriore të Sirisë në vitet e fundit.

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, u zotua se operacionet kundër militantëve do të vazhdojnë dhe u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që ta ndërpresin përkrahjen për forcat kurde në Siri, të cilat Ankaraja i konsideron krah të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, që është e ndaluar në Turqi.

Lajme të ngjashme