Erdogan: Dyshohet se shpërthimi në Stamboll ishte sulm terrorist - NACIONALE

Erdogan: Dyshohet se shpërthimi në Stamboll ishte sulm terrorist

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Të paktën gjashtë persona u vranë dhe 53 të tjerë u plagosën kur një shpërthim goditi të dielën në rrugën popullore të këmbësorëve të Stambollit, Istiklal. Viktimat janë konfirmuar nga burime zyrtare.

"Njësitë përkatëse të shtetit tonë po punojnë për të gjetur autorët pas këtij sulmi", tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan në një konferencë shtypi përpara nisjes së tij për në Indonezi për të marrë pjesë në samitin e G-20.

“Vëzhgimet fillestare tregojnë se një grua ka luajtur një rol në shpërthim”, tha ai dhe tha se “në bazë të informacioneve fillestare nga guvernatori, shpërthimi mund të dyshohet për akt terrorist”. /Nacionale/

Lajme të ngjashme