Energoatom thotë së forcat ruse kanë rrëmbyer një zyrtar të lartë të centralit bërthamor - NACIONALE

Energoatom thotë së forcat ruse kanë rrëmbyer një zyrtar të lartë të centralit bërthamor

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës Energoatom, ka thënë se forcat ruse kanë rrëmbyer një zëvendësdrejtor të përgjithshëm në centralin bërthamor Zaporizhzhia.

Në një postim në Telegram, Energoatom ka shkruar se, "terroristët rusë rrëmbyen Zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm për Burimet Njerëzore të Zaporizhzhia NPP Valeriy Martyniuk, dhe po e mbajnë atë në një vend të panjohur".

Energoatom po ashtu tha se rusët donin "të detyronin stafin ukrainas të punonte për Rosatom (operatorin bërthamor të Rusisë) sa më shpejt të jetë e mundur".

Kompania, më tej i ka bërë thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të IAEA, Rafael Grossi dhe gjithë komunitetit botëror që të marrin masa për lirimin e zyrtarit.

Kujtojmë se edhe në fillim të këtij muajit, rusë kishin kidnapuar drejtorin e përgjithshëm të uzinës, i cili më vonë ishte liruar.

Lajme të ngjashme