"Emmersoni ka përfituar 4 milionë": Ministria e Drejtësisë thotë se avokatët e krerëve të UÇK-së po paguhen mjaftueshëm - NACIONALE

"Emmersoni ka përfituar 4 milionë": Ministria e Drejtësisë thotë se avokatët e krerëve të UÇK-së po paguhen mjaftueshëm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministria e Drejtësisë përmes një reagimi ka demantuar, siç i quajtën ata, “lajmet e pabaza dhe tendencioze që po përhapen rreth pagesave për avokatët e angazhuar në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së pranë Dhomave të Specializuara në Hagë".

Ata kanë bërë të ditur më tej se “Ministria e Drejtësisë ka paguar një shumë totale prej 26,179,562 eurosh (njëzet e gjashtë milion e njëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e dy euro) për mbrojtjen e personave që po mbahen në paraburgim”.

Ata kanë ritheksuar se “personat që tërhiqen nga detyra e tyre mund të gjejnë justifikime të ndryshme, por pagesa e ulët nuk është një prej tyre.”

Kujtojmë se Gjykata Speciale tashmë ka miratuar kërkesën e avokatit Ben Emerson, për tërheqje nga ekipi mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvednit, Kadri Veseli.

Sipas Gjykatës Speciale kjo nuk do të shkaktojë vonesa në procesin gjyqësor.

“Më 21 gusht 2024, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët miratoi përfundimin e përfaqësimit ligjor të Kadri Veselit nga mbrojtësi Ben Emerson. Veseli dhe Emersoni u pajtuan me këtë vendim, duke bërë që Trupi Gjykues të aprovojë përfundimin e përfaqësimit ligjor për arsye të vlefshme. Gjithashtu, Trupi Gjykues u bind se do të sigurohet vazhdimësia e përfaqësimit të Veselit dhe se ndryshimi i kryembrojtësit nuk do të shkaktojë vonesa në procesin gjyqësor”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Lajme të ngjashme