Emisari francez fshin postimin ku përdorte termin “Kosovë e Metohi” - NACIONALE

Emisari francez fshin postimin ku përdorte termin “Kosovë e Metohi”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Emisari i Francës për Ballkanin, Rene Troccaz ka fshirë nga llogaria e tij në “X”, postimin ku përdorte termin “Kosovë e Metohi”.

Më herët, Nacionale raportoi se si pas një takimi me Petar petkoviq, i është referuar Kosovës njëjtë si Serbia, duke e quajtur Petkoviqin “drejtor të zyrës për Kosovë e Metohi”.

“Takimi shumë i dobishëm dhe interesant në Beograd me Petar Petkovic, drejtorin e zyrës për “Kosova Metohia”. Franca mbështet dialogun e lehtësuar nga BE, plus marrëveshjen Bruksel-Ohër. Faleminderit për pritjen e ngrohtë.” – thuhej në postimin që tashmë është fshirë.

Ndërkohë, Troccaz ka postuar një shkrim të ri rreth takimit, ku shkruan:

“Faleminderit Petar Petkoviq për pritjen e ngrohtë. Takim shumë i dobishëm në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, të cilin Franca e përkrah.” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme