Emërimi i Luljeta Aliut në KPM, reagon AGK: Votimi i VV-së tregon intencën e kësaj partie për të vënë nën kontroll mediat - NACIONALE

Emërimi i Luljeta Aliut në KPM, reagon AGK: Votimi i VV-së tregon intencën e kësaj partie për të vënë nën kontroll mediat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka reaguar pas emërimit të Luljeta Aliut si anëtare të Komisionit të Pavrurur të Mediave.

AGK përmes një postimi në Facebook kanë thënë se votimin në Kuvendin e Kosovës e kanë përcjellë me shqetësim.

Votimi nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e një avokateje publike të politikave të saj në Qeveri, tregon hapur intencën kësaj partie për të vënë nën kontroll institucionet e pavarura mediale. Komisioni i Pavarur i Medieve duhet të ruajë pavarësinë politike dhe partiake, për të kryer në mënyrë të pandikuar punën për monitorimin dhe rregullimin e skenës audio-vizuale në Kosovë.” – thuhet në reagimin e AKG-së.

Tutje nga Asociacioni i Gazetarëve kanë thënë se emërimi i Aliut shkon në kundërshtim me këtë përpjekje, dhe mund t’i kontribuojë klimës anti-medie që kjo qeveri ka krijuar, në shumë raste në dy vitet e fundit.

Lajme të ngjashme