Elvis Hoxha: Në Beograd s'jane ndezur qirinj për fëmijët shqiptarë, s'mund t'i ndiznin për fëmijët që vrisnin vetë
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha ka reaguar pasi në Prishtinë u ndozën qirinj për viktimat e sulmit me armë në një shkollë në Serbi.
Hoxha përmes një shkrimi të tij në Facebook, ka thënë se në Beograd nuk janë ndezur qirinj për fëmijët shqiptarë.
“Nuk di të jetë ndezur qiri në Beograd për fëmijët shqiptarë. Harrova, ata nuk mund t'i ndiznin për fëmijët që vrisnin vetë.” – ka shkruar ai.
Ndërkohë, mbrëmë pas sulmit masiv në një shkollë në Beograd, ku një 14-vjeçar vrau 8 nxënës dhe rojën e shkollës, organizimi i festivalit Mirëdita Dobërdan në Prishtinë, është nisur me një minutë heshtje në nder të viktimave.
Ndërsa në këtë event kanë marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe ministri serb Nenad Rashiq.