Elshani: “Plisat” na sulmuan, e therën me thikë kryetifozin tanë
Gjatë ndeshjes mes Prishtinës dhe Ballkanit ka ndodhur një incident, ku ka mbetur një tifoz i mysafirëve i therur me thikë.
Një ndër tifozët e “Xhebrailave”, Korab Elshani thotë se “Plisat” i sulmuan dhe kryetifozi Valoni ka mbetur i therur me thikë.
“Jemi sulmuar nga Plisat. Një nga tifozët është therur me thikë. Është Valoni, kryetifozi i cili na udhëheq neve në tribuna”.
“Nuk ka pasur policë dhe sigurim. Tifozët e Prishtinës kanë ardhur diku nga një distancë prej 200 metrash ku kanë qenë të vendosur “Plisat” dhe e kanë shkaktuar atë”, deklaroi Elshani për “Klankosovën”.
Ndërkohë, Ballkani e fitoi sfidën me rezultat minimal 0:1.