Elon Musk largohet nga drejtimi i Twitter
Elon Musk ka thënë që do të largohet si kreu i Twitterit pasi miliona përdorues të këtij rrjeti social votuan që ai të hiqej nga roli që ushtronte.
“A duhet të largohem nga drejtimi i Twitterit? Do t’i bindem rezultatit të këtij sondazhi,” - tha ai të dielen në mbrëmje.
Më shumë se 17 milionë njerëz votuan në këtë sondazh, me shumicën që zgjodhën alternativën “Po”. Saktësisht, 57.5 për qind kishin votuar që ai të largohej derisa 42.5 për qind kishin votuar që ai të qëndronte.

“Siç thotë ajo thënja, ke kujdes nga dëshirat tua, se pse mund të të realizohet,” – postoi ai në Twitter.
Nuk dihet se kush do të pasojë Muskun në pozicionin e tij.
Kjo nuk është e para herë që Musk merr vendime të mëdha në Twitter e për Twitterin bazuar në sondazhe që i hapte po vetë. Ai kishte vendosur të riaktivizonte profilin e ish presidentit amerikan Donald Trump pikërisht duke u bazuar në një sondazh të hapur prej tij.