Eksperti i sigurisë: Serbia ka eskaluar, duke e sulmuar Kosovën po e godet edhe Turqinë - NACIONALE

Eksperti i sigurisë: Serbia ka eskaluar, duke e sulmuar Kosovën po e godet edhe Turqinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Njohës i i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se Serbia ka eskaluar, pasiqë duke e sulmuar Kosovën, ajo po sulmon edhe Turqinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë Veriore.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se mediat serbe, duke dashur ta sulmojnë Kosovën, po e sulmojnë edhe edhe Turqinë, pasiqë bëjnë propagandë gjoja shërbimet sekrete serbe "paskan" të dhëna se, 11 kamionë plot me armatim janë nisur nga Turqia për Kosovën.

Musliu thotë se shërbimet sekrete serbe, e kanë gëlltitur një informacion të rremë dhe nga ajo e kanë prodhuar një tjetër genjeshtër.

Në rrjete sociale ka qarkulluar një një fotografi e kamionëve ushtarakë turq, ku ka pasur edhe komente të shqiptarëve. Dhe, serbët janë dridhur dhe kanë krijuar sulm informativ, duke dashur që ta godasin Kosovën dhe Turqinë. Kombinacion dezinformatash!”, përfundon shkrimi i tij.

Lajme të ngjashme