Eksodi i rusëve në Gjeorgji, ja si duket sot kryeqyteti
Pothuajse 50,000 rusë ikën në Gjeorgji në katër muajt e parë të luftës, njoftoi zyra e statistikave të Gjeorgjisë në qershor. Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt. Pothuajse 40,000 të tjerë ikën në Armeni në të njëjtën periudhë, një tjetër destinacion popullor për të cilin rusët nuk kanë nevojë për viza.
Autoritetet ruse të shtunën pranuan për herë të parë se një numër i konsiderueshëm njerëzish po largohen nga vendi.
Ministria lokale e Punëve të Brendshme në rajonin rus në kufi me Gjeorgjinë njoftoi se një linjë prej rreth 2300 makinash ishte krijuar në rrugën që prisnin të arrinte në kufi.
Here are some photos: pic.twitter.com/ZPSBtHtIQm
— Ani Chkhikvadze (@achkhikvadze) September 27, 2022
Korrespondentja e Zërit të Amerikës për Gjeorgjinë, Ani Chkikvadze postoi foto nga Tbilisi në Twitter. Ajo thotë se gjithçka është e mbushur me rusë dhe trafiku është i paralizuar, gjë që e ka ilustruar me një foto të një stacioni metroje.
Ajo ka publikuar edhe foto të grafiteve që shfaqeshin nëpër qytet, ku shkruhej "Fuxk Russian", "Putin Khuylo"... /Nacionale/
Here is Tbilisi metro this morning. pic.twitter.com/daxtkllGD8
— Ani Chkhikvadze (@achkhikvadze) September 27, 2022