Ekonomisti që ishte pjesë e VV-së: Kurti pati një shans jetësor për qeverisje, por zgjodhi injorantët
Eksperti financiar, Florin Aliu, përmes një postimi një Facebook është shprehur i zhgenjyer me mënyrën se si po qeverisë Lëvizja Vetëvendosje.
Problemet me energjinë, Aliu thotë se nuk mund të justifikohet, tekas shkruan se është “i tmerrshëm” regresi që po e përjeton Kosova.
‘Problemet me energjinë elektrike nuk mund të justifikohen, është e tmerrshme të imagjinohet se sip o bëjmë regres si vend”, shkruan në llogarinë e tij Aliu, i cili shprehet i sigurt që “me këta lloj ministra’, qeveria nuk do të bëjë asgjë.
Aliu thotë tutje se kryeministrit Albin Kurti iu dha një shancë jetësore të dëshmohet i suksesshëm, mirëpo, ai mendon që Kurti zgjodhi ekip “injorantësh” rreth vetës.
“Albin Kurti pati një shans të jetës për të bërë ekipin më të mirë për qeverisjen e Kosovës, por ai zgjodhi injorantët”, shkruan disi dëshpërushëm Aliu.
Në vitin 2019, Aliu ishte bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo përveç një promovimi që ia kishte bërë kryeministri Kurti, ai nuk është parë me ndonjë angazhim konkret në këtë subjekt.