Edi Rama reagon më në fund për skandalin ku dyshohet se Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit - NACIONALE

Edi Rama reagon më në fund për skandalin ku dyshohet se Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Ka reaguar më në fund edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për atë nëse Ilir Meta, ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Përmes një statusi të gjatë, Rama në fillim i referohet ish-presidentit si shtetasi me inicialet I.M, ndërsa tregon edhe detaje nga përvoja e përbashkët.

"Gjatë gjithë viteve të saj në detyrë, e kam takuar vetëm në aktivitetet publike të Autoritetit, të cilat po, e vërtetë, kanë qenë absolutisht mbresëlënëse. Gjithashtu ka qenë shumë serioze dhe e vlerësuar edhe ndërkombëtarisht, puna aspak e lehtë e Autoritetit me trashëgiminë dyfish të tmerrshme të dosjeve. E para, sepse e tmerrshme ishte praktika mizore e Sigurimit të Shtetit komunist dhe e dyta, sepse e tmerrshme ishte barbaria postkomuniste mbi dosjet, ku u futën egërsisht duart e mëkatarëve të kthyer në heronj të demokracisë", shkroi ndër të tjerash Rama.

Më poshtë edhe postimi i plotë, që sipas Ramës, për këtë temë, do të jetë i fundit deri në muajin shtator.

Lajme të ngjashme