Edi Rama përshëndet lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Serbisë: Uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përshëndetur gatishmërinë e Serbisë për njohjen e letërnjoftimeve të shtetit të Kosovës.
Rama, përmes një postimi në Twitter, ka uruar që pas kësaj dialogu tsaj dialogu të zhvillohet në një nivel të ri.
“Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot.” – shkroi Rama në Twitter.
Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot👍
— Edi Rama (@ediramaal) August 27, 2022