Edi Rama: Njerëzit që sakrifikuan jetën për vendin e tyre, etiketohen si trafikues të organeve - NACIONALE

Edi Rama: Njerëzit që sakrifikuan jetën për vendin e tyre, etiketohen si trafikues të organeve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po vazhdon me fjalimin e tij në Këshillin e Evropës, kundër raportit të Dick Martyt.

Ai ka thënë se si është e mundur që në një vend pa rrymë e ujë, të kryhen trafikim organesh, siç pretendon raporti për Shtpëinë e Verdhë.

“Raporti përqendrohet dhe dëgjoni këtë: tek një vend specifik mjekësor Shtëpia e Verdhë ku ishin përqendruar sipas pretendimeve, operacionet. Kjo shtëpi që nuk është aspak e verdhë. Nuk është klinikë. Është një ndërtesë guri e zhveshur e një familjeje të varfër shqiptare. Mund të shkoni ta vizitoni. Është një prej të shumtave në këto zona që janë të njëjta. Vetë fshati që ndodhet një zonë të largët në veri të Shqipërisë, që aso kohe ishte e izoluar nga furnizimi me energji e ujë të pijshëm. Nuk është vendi idela për heqjen e organeve. Fshatarët u pyetën e u përgjigjën që kurrë asnjëherë, jo vetëm që nuk kishin parë, as dëgjuar për gjëra të tilla. Por edhe fantazitë që u paraqitën këtu përpara të gjithëve Asamblesë Parlamentare, morën një përgjigje”, tha Rama.

Ai tha se ushtarët e UÇK-së, sakrifikuan jetën e tyre, etiketohen si anëtarë të grupit mafioz për trafikim të organeve.

“Të rinjtë që sakrifikuan jetën e tyre, etiketohen si anëtarë të një grupi mafioz. Nuk është për të qeshur që shqiptarët etiketohen si njerëz inferior. Nuk është për të qeshur që vetë raporti pranon se në momente thelbësore, hetuesit nuk kishin kontakt me burimet e veta. Kanë bërë thashetheme. Nuk është për të qeshur që ai pranon në shënime të fundit, ka shënime në fund të faqes që do të kishin bërë xheloz edhe Franc Kafkën e Dostojevksin”, deklaroi Edi Rama.

Lajme të ngjashme