Edhe Rukiqi i reagon Muratit: Fake news, manipulim – po krekoset me shefin e vet - NACIONALE

Edhe Rukiqi i reagon Muratit: Fake news, manipulim – po krekoset me shefin e vet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar pas disa statistikave të prezantuara nga ministri Hekuran Murati për investimet kapitale.

Rukiqi ka thënë se ato statistika janë manipulim.

Postimi:

Prapë me FAKE NEWS. Prapë me manipulim.

Ministri i Financave, në garë me shefin e vet kush po krekoset më shumë, sot paska prezantuar shifra të investimeve, përkatësisht duke e prezantuar vitin 2023 si me të suksesshmin ndonjëherë. Është FAKE NEWS.

Realiteti:

349 milionë euro investime kapitale në vitin 2023, 349 milionë euro investime kapitale në vitin 2017. Por këtu qëndron një dallim. Në vitin 2017 buxheti ishte 1.8 miliardë euros, në vitin 2023 ishte 2.9 miliardë euro.

E këtu fatkeqësia, përveç manipulimit, është kush po (keq) menaxhon me taksat tona. Një grup i të paaftëve dhe një grup i keqmenaxhuesve (me tendera sekret).

Lajme të ngjashme