Edhe Ministria e Ekonomisë kërkon listën e zyrtarëve që janë në grevë
Shumë institucione publike të Kosovës i janë bashkuar thirrjes për grevë të thirrur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).
Mirëpo, greva e tyre po tentohet të parandalohet nga qeveria.
Zyrtarë të ministrive të Qeverisë Kurti, po tentojnë të frikësojnë grevistët që të ndalin grevën e tyre.
Pas kërcënimeve në Ministrinë e Financave, një tjetër është bërë edhe në ministrinë e Ekonomisë.
Sekretarja e kësaj ministre, Leonita Shabani-Mullarama, ka kërkuar nga ana e grevistëve që t’i dërzohet asaj lista e punëtorëve që janë në grevë.
Në e-mailin që ka siguruar Nacionale, Shabani ka thënë se lista nuk po bëhet për të penguar grevën, por vetëm si evidencë e zyrtarëve që janë në grevë.
Mirëpo për grevistët kërkesa e listës po shihet si kërcënim për ta.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti u ka thënë grevistëve se është koha për punë, e jo për greva.
