Edhe më parë Garda e FSK-së 'nderonte' ushtarët serbë në lagjen Arbëria - NACIONALE

Edhe më parë Garda e FSK-së 'nderonte' ushtarët serbë në lagjen Arbëria

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nderimi që Garda Ceremoniale e bëri në varrezat e krishtera në Dragodan ka nxitur reagime të shumta denoncuese pasi pretendohet se ky nderim është bërë edhe ndaj ushtarëve të rënë serbë gjatë viteve 1912-1918.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, pozicionimi i pllakave e impononte edhe pozicionimin e gardës ceremoniale megjithëse qëllimi ishte nderimi i ushtarëve francezë dhe gjermanë.

Në pllakatin në gjuhën serbe shkruan:

“Këtu qëndrojnë eshtrat e ushtarëve të rënë serbë, që vdiqën në luftërat 1912-1918.”

Por, një gjë e tillë kishte ndodhur edhe në të kaluarën me një organizim pikërisht nga ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë respektivisht.

Në vitin 2017, pikërisht më 11 nëntor për nder të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, kjo ngjarje ishte organizuar nga ambasadorët e asokohshëm Christian Heldt dhe Didier Chabert.

Lule para këtyre dy pllakatave gjatë këtij viti ka vendosur edhe Bashkim Jashari, komandant i FSK-së.

Lajme të ngjashme