S'ka vend as për Hysen Durmishin - përfundon jashtë strukturës udhëheqëse të VV’së - NACIONALE

S'ka vend as për Hysen Durmishin - përfundon jashtë strukturës udhëheqëse të VV’së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje sot përmes një komunikate për media, bëri publike udhëheqësinë e re.

Vendin e Besnik Bislimit si nënkryetar do ta ketë Glauk Konjufca, ndërsa nënkryetare e dytë është zgjedhur Mrika Limani Myrtaj.

Ajo që vihet re më shumë, ishte është mungesa e një prej figurave kyçe të partisë që nga themelimi, Liburn Aliut, ministrit ministrit të Infrastrukturës.

Përveç Liburnit, në emrat e të zgjedhurve të sotëm mungon edhe ai i Hysen Durmishit.

Hysen Durmishi u zgjodh zv.ministër në Qeverinë Kurti II, në Ministrinë e Infrastrukturës e cila udhëhiqet nga Liburn Aliu.

Për Vetëvendosjen, Durmishi është konsideruar si njëri nga themeluesit e kësaj partie që nga themelimi.

Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Liburn Aliu dhe Hysen Durmishijanë akuzuar për një sërë aferash korruptive të cilat mund të jenë edhe arsyeja që drejtuesit e kësaj ministrie të jenë lënë jashtë kryesisë së re të Lëvizjes Vetëvendosje.

Injorimi nga organet kryesore nën një strukturë të tillë është një largim në parim, por kjo nuk e pengon krahun e djathtë të Albin Kurtit të mbajë poste të larta në Qeveri apo Kuvend.

Kur Gazeta Nacionale publikoi skandalin e madh të ryshfetit, Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës dhe Florent Ramqaj, këshilltar financiar i Aliut, ishin nën trysni të mediave.

Aktivistë të VV-së kërkonin dorëheqjen e zëvendësministrit Hysen Durmishi, duke tentuar ta pastrojnë figurën e dyshes Aliu e Ramqaj.

Kjo qasje e re në planin për të ‘shpëtuar’ Aliun e Ramqaj, filloi që në mëngjesin e 7 qershorit.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të dielën për emrat në Këshillin e Përgjithshëm, ku ndryshimet më të spikatura ishin mungesa e Liburn Alliut dhe vendin e Besnik Bislimit si zëvendës i Kurtit do ta ketë Glauk Konjufca.

Lajme të ngjashme