Edhe Elon Musk-ut i vjen dita që të tallet me Manchesterin: Bëra shaka, nuk do ta blej - NACIONALE

Edhe Elon Musk-ut i vjen dita që të tallet me Manchesterin: Bëra shaka, nuk do ta blej

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, tha të mërkurën se është tallur, kur më herët tha se do ta blinte klubin e famshëm anglez të futbollit, Manchester United.

“Jo, kjo është një shaka e gjatë në Twitter. Nuk do të blej ndonjë ekip të sportit”, shkroi ai, kur u pyet nga një përdorues nëse e kishte seriozisht blerjen e klubit. “Ndonëse, nëse do të ishte ndonjë ekip, do të ishte Manchesteri. Ata ishin ekipi im i parapëlqyer, kur isha fëmijë”, shtoi ai.

Fillimisht, ai e postoi këtë shkrim: “Do ta blej Manchester United-in, me nder qofshi”, pa dhënë ndonjë hollësi. Disa tifozë, të pakënaqur me rezultatet e fundit të klubit, i bënë thirrje miliarderit amerikan që ta shqyrtonte blerjen e Manchester-it.

Ndërkohë Musk është në një betejë ligjore për t’u tërhequr nga marrëveshja 44-miliardëshe për blerjen e rrjetit “Twitter” vetëm katër muaj pas njoftimit se do ta blinte atë.

Lajme të ngjashme