Edhe Begaj poston foto me Trumpin, nuk bën “filma” si Osmani për “takim të gjatë e përmbajtjesor”
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka postuar fotografinë me presidentin e ShBA-së, Donald Trump dhe bashkëshorten e tij, Melani Trump.
Ndryshe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ai nuk ka thënë se ky ka qenë një takim i gjatë përmbajtjesor.
Në profilin e tij në “Facebook”, Begaj ka shkruar vetëm një fjali.
“Miqësia shqiptaro-amerikane – një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike”, ka shkruar Begaj.