E turpshme: Pozhari shpërndan videon ku opozita krahasohet me qen që i versulën Kurtit - NACIONALE

E turpshme: Pozhari shpërndan videon ku opozita krahasohet me qen që i versulën Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti, Xhevdet Pozhari njihet për qendrime të afërta, shumë të afërta me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në paraqitjet e tij, por edhe në postimet në Facebook, z. Pozhari nuk ngurron të tregojë simpatinë për Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës.

Në disa raste, z. Pozhari ka tejkaluar gjuhën politikisht korrekte me akuzat ndaj opozitës. Njëjtë ka bërë edhe në postimin e tij të fundit.

Analist dhe këshilltari i ministrit Arben Vitia, pra Pozhari, ka shpërndarë një video, në të cilën shihen disa qen duke iu vërsulur një njeriu.

Qentë që shihen në video janë përdorur për të përshkruar opozitën, analistët e Alekandar Vuçiqin, presidentin e Serbisë.

Pozhari pra ka krahasuar opozitën e analistët me qentë dhe duke e lënë të nënkuptohet se sikurse Vuçiqi, po i vërsulen Kurtit për dialogun.

Në videon e shpërndarë, që së pari e kishte botuar vitin e kaluar, z. Pozhari ka shkruar edhe një mbishkrim.

"Të uriturit dhe të tërbuarit në njërën anë..." - shkroi Pozhari në postimin e tij skandaloz.

Lajme të ngjashme