E tepron Haxhi Avdyli për udhëtimet e Kurtit, Osmanit e Gërvallës: Mendoj që janë t’u e tepru me kursime - NACIONALE

E tepron Haxhi Avdyli për udhëtimet e Kurtit, Osmanit e Gërvallës: Mendoj që janë t’u e tepru me kursime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga lista Guxo, Haxhi Avdyli ka folur për shpenzimet e liderëve të shtetit në vizitat jashtë vendit.

Avdyli ka bërë një deklaratë interesante, duke thënë se më herët ka pasur shpenzime të mëdha për vizita, e tash po kursehet shumë.

Madje sipas tij, kryeministri Kurti, presidentja Osmani e kryediplomatja Gërvalla, po e teprojnë me kursime dhe se nuk duhet të shkohet “në ekstrem”.

“Tash e kemi një kryeministër, kemi presidente, kryediplomate, që shpesh po bëjnë kursime, sa që po mendoj që ndoshta janë tu e tepru me kursime, nuk duhet me shku shteti në ekstrem me kursime. Askush nuk e mendon se sa i harxhon Biden në Japoni”, ka deklaruar ai në ATV.

Kujtojmë se Avydli është i propozuari i Guxo për t’u bërë ministër i Shëndetësisë, por nuk dihet se a do t’i aprovohet një propozim i tillë nga kryeministri Kurti.

Lajme të ngjashme