E rëndë: Mërgimtari u aksidentua në Itali duke u kthyer në vendlindje – vdiq në ditën kur do t’i mbushte 19 vjet
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Vitisë, pasi një 19-vjeçar me inicialet D.E. ka humbur jetën në një aksident trafiku në Itali, teksa po kthehej nga Franca për në vendlindje.
Sipas njoftimit të Këshillit të Fshatit Ramjan, më 21 korrik 2026, D.E. ishte nisur së bashku me familjen nga Franca për në Kosovë, për të kaluar pushimet dhe për të festuar ditëlindjen e tij.
Gjatë rrugës, në afërsi të Milanos në Itali, automjeti që drejtohej nga Dioni u përfshi në një aksident me një veturë tjetër. Pas përplasjes, 19-vjeçari u dërgua me urgjencë në një spital të zonës, ku për disa ditë luftoi për jetën, por që fatkeqësisht nuk ia arriti të jetonte.