“E pagujnë me papuqe e kitare 7 mijë e 500 euro”: Abidixhiku flet për mega-këshilltarin e MPJD-së - NACIONALE

“E pagujnë me papuqe e kitare 7 mijë e 500 euro”: Abidixhiku flet për mega-këshilltarin e MPJD-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në emisionin Pressing në T7, ka komentuar raportimet se Gani Jakupi është angazhuar nga ambasadori i Kosovës në Bruksel Agron Bajrami dhe paguhet 7 mijë e 500 euro në muaj ose 90 mijë euro në vit nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Lëvizja Vetëvendosje e sheh veten sikur “çfarëdo që bëjmë ne është mirë, çfarëdo që bëjnë këta (opozita) janë të ligë” edhe kur e paguajnë atë zotërinë me papuqe dhe kitare 7 mijë e 500 euro në muaj edhe atëherë janë të mirë. Tani kjo është gjuhë polarizimit e propagandës politike, por s’e kuptoj pse tjetër e bëjnë këtë punë”, ka thwnw Abdixhiku.

Lajme të ngjashme