"Njerëzit po largohen", Lumir Abdixhiku tregon pse është futur në politikë - NACIONALE

"Njerëzit po largohen", Lumir Abdixhiku tregon pse është futur në politikë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është i ftuar në emisionin Pressing në T7.

Ai u pyet nga gazetari Leonard Kërquki se përse është futur në politikë. “E para për 2 vjet e 8 muaj prej që jam në krye të LDK-së, i kam kapërcyer në rigjenerimin e brendshëm partiak, por qëllimi kryesor është angazhimi për vendin tim, për Kosovën”, tha Abdixhiku.

Ai tha se nuk mjafton vetëm kritika nga jashtë. “Prandaj jam futur në politikë që të ndikoj përmes politikës. Unë kam rreth vetës njerëz shumë të mirë të cilët mund ta ndryshojnë Kosovën. Më vjen keq që nuk e kanë ende mundësinë për të bërë ndryshime”, tha ai. “Qëllimi im është të rrisim ambicien sepsë në Kosovë ka varfëri të ambicies. Nevojat janë shumë të thella, koha po ikën, njerëzit po largohen”, tha i pari i LDK-së.

Lajme të ngjashme