E mashtruan se do ta dërgonin jashtë për shërim dhe ia morën viktimës 130 mijë euro, policia arreston dy persona - NACIONALE

E mashtruan se do ta dërgonin jashtë për shërim dhe ia morën viktimës 130 mijë euro, policia arreston dy persona

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona që dyshohen për marrje të 130 mijë euro.

Në njoftimin 24 të policisë është thënë se ata dyshohet se mashtruan një person se do ta dërgonin jashtë shtetit për shërim.

Policia ka treguar për provat materiale të sekuestruara.

“Me datë 20.02.2026 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kishin mashtruar viktimën, ku kanë arrit të dëmtojnë në vlerë prej 130.000€, duke premtuar se do të dërgojnë jashtë shtetit për shërim. Si prova materiale janë sekuestruar dy telefona mobil, dy kartela të spitaleve dhe një kartel bankare”, është thënë në raportin e Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme