E madhe: Ramabaja publikon “fragmentin” e analizës në ardhje, akuzon Perëndimin për “flirtim ogurzi me Serbinë” - NACIONALE

E madhe: Ramabaja publikon “fragmentin” e analizës në ardhje, akuzon Perëndimin për “flirtim ogurzi me Serbinë”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka botuar vetëm në pjesëz të analizës “së madhe”, por analisti anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja edhe pa e botuar ende të plotën ka thënë shumë duke i mëshuar gjysmës së botës – hemisferës perëndimore – për “flirtim ogurzi me Serbinë” dhe që po “ia mundësojnë realizimin e botës serbe”.

Këtë analizë Ramabaja pritet ta botoj në uebfaqen – që ata e quajnë Institut – të tyre të quajtur “Institut Shqiptar për Gjeopolitikë”.

Po ua përcjellim të plotë mendimin e pashoq të Ramabajës:

Fundi i dialogut Kosovë-Serbi...

Mendimi i dëshiruar që mbizotëron në Bruksel, se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të përmbyllet brenda javësh, e gjithësesi brenda vitit 2024, mund të zhvendoset në përputhje me atë të përfundimit të luftës në Ukrainë.

A do të thotë kjo se ne duhet të përgatitemi për një dialog të pa fund me Serbinë?

Në rrethanat kur Perendimi po flirton në mënyrë të habistshme dhe ogurzezë me Serbinë, ky konkluzion rezulton real e logjik. Rusia mund të ndalej në Gjeorgji [2008] ose në Krime [2014], por Perednimit i mungonte agjenda e mirëfilltë gjeopolitike në raport me Rusinë. Kjo agjendë ka vite që i mungon edhe në raport me Serbinë, ose edhe më keq, Perendimi po flirton me Serbinë duke i mundësuar asaj realizimin e “Botës serbe”.

Dilogu mes Kosovës dhe Serbisë do të përfundojë shpejt vetëm atëherë kur Perednimi i jep fund këtij flirtimi, duke ia bërë të qartë Serbisë se ka ardhur koha që ajo t'i japë fund ambicieve të saj hegjemoniste, respektivisht kur ajo heq dorë nga idetë për aneksimin e veriut të Kosovës.

Serbisë duhet t’i bëhet e qartë se ashtu si Franca që më në fund pranoi Algjerinë si një shtet-komb të pavarur në 1962; ashtu si edhe Britania e Madhe pranoi Republikën e pavarur të Irlandës në 1921 dhe Indinë në 1947, ka ardhur koha që edhe Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës, duke njohur faktin se për 87 vjet ajo e kishte shfrytëzuar si koloni. [Fragment nga analiza në ardhje]

Lajme të ngjashme