E konfirmon kryeministri Kurti: Po, sot kam takim me emisarin Lajçak
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se sot do të takohet me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Kurti ka thënë se me Lajçakun do të takohet sot pasdite dhe ky takim vjen pas bisedës që ka pasur me kryediplomatin e BE-së, Josep Borell, të dielën.
“Po, sot kam takim me emisarin evropian, Miroslav Lajçak. Të dielën kam pasur një telefonat gjysmë orëshe me kryediplomatin, Josep Borell si vazhdimësi e saj e kemi këtë takim të martën pasdite.” – ka thënë ai.
Këto komente Kurti i bërë gjatë konferencës për medie me kryeministrin e Holandës dhe kryeministrin e Luksemburgut.
Kujtojmë se Lajçak do të vizitojë sot Kosovën.
Ai pritet të takohet nga ora 15:00 edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Ky takim vjen për shkak të situatës në veri të Kosovës.
