“E kërcënoi drejtorin e AKI-së, i tha ke me dhanë përgjegjësi”: Musliu shpjegon çka ndodhi me Zybën - NACIONALE

“E kërcënoi drejtorin e AKI-së, i tha ke me dhanë përgjegjësi”: Musliu shpjegon çka ndodhi me Zybën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes, Sali Zyba, “e kërcënoi” Drejtorin e AKI-së, Petrit Ajetin, në prani të deputetëve opozitarë, tha Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrje të AKI-së, Ganimete Musliu, në një lidhje direkte në “Rubikon”.

Kjo pasi Ajeti u ftua për të raportuar për çështjet më të fundit ku besohet një strukturë e posaçme – që s’i raporton Ajetit, por Vetëvendosjes – brenda AKI-së mund të jetë vënë në vëzhgim të kundërligjshëm të gazetarëve.

Vetëvendosja e pamundësoi raportimin e Petrit Ajetit në Komision Parlamentar duke zhbërë korumin e nevojshëm në komision.

Por, tha Musliu, Sali Zyba “u rikthye” në sallë dhe nisi të kërcënojë Ajetin se “ky ka me dhanë përgjegjësi”.

E pyeta Petrit Ajetin – në prani të mediave – se a është për bashkëbsiedim me opozitën, e pohoi se po. Dhe sapo dolën mediat dhe deputetët e Vetëvendosjes, ne filluma bashkëbsedmin dhe i ngritëm disa çështje”, nisi të shpjegojë Musliu.

Në atë moment papritmas futet në sallë Sali Zyba dhe më drejtohet me gisht se gjoja unë po e shkeli ligjin. Ti, më tha, nuk jep përgjegjësi por ky ka me dhanë përgjegjësi. Dhe unë po e shtroj pyetjen: Nëse drejtori i AKI-së nuk jep përgjegjësi para komisionit parlamentar që e ka obligor ligjor e kushtetues, para kutj ka me dhanë përgjegjësi. Sali Zyba duhet të përgjigjet se para kujt ka me dhanë përgjegjësi Petrit Ajeti? Të cilin e kërcënoi dhe i bëri presion në atë formë”, tha Musliu.

Lajme të ngjashme