E emëruan anëtar të shtabit zgjedhor në Drenas pa konsultim, reagon zyrtari i PDK-së: Do të kontribuoj vetëm si anëtar - NACIONALE

E emëruan anëtar të shtabit zgjedhor në Drenas pa konsultim, reagon zyrtari i PDK-së: Do të kontribuoj vetëm si anëtar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Petrit Hajdari, ka bërë me dije se emërimi i tij si anëtar i shtabit zgjedhor të PDK-së në Drenas është bërë pa konsultim më të.

Ai ka vlerësuar se veprimet e tilla pa kurrfarë konsultimi paraprak e reflektojnë të kundërtën e asaj çka duhet të jetë PDK-ja.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hajdari ka shkruar se nuk mund të bëhet pjesë e organizmave që në vend se t'i luftojnë përçarjet, përpiqen t'i mbulojnë ato.

“Mbrëmë e pashë emrin tim në listën e shtabit zgjedhor të degës së PDK-së në Drenas ku isha emëruar Udhëheqës i Sektorit për Koordinim me Diasporë. Prej kohësh jam përpjekur me ato mjete që kam pasur në dorë, që ta ndihmoj procesin e përbashkimit, të koordinimit e të kontributit të përbashkët për Partinë Demokratike të Kosovës, së këndejmi Kosovën e veçanërisht Drenasin. Por, procese të tilla kërkojnë transparencë e gjithëpërfshirje. PDK është e ndërtuar mbi një traditë të konsensusit e të bashkimit që është sa e gjatë aq e lavdishme për shtetndërtimin tonë.”, ka shkruar Hajdari.

Lajme të ngjashme