“E duam si nënë”, çka shkroi Kurti pas vizitës te Ferdonije Qerkezi, gruas që serbët ia vranë 4 djemtë e burrin?
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka vizituar sot shtëpinë e shndërruar në muze të Familjes Qerkezi. I pari i Qeverisë së Kosovës aty u prit nga ana e Ferdonije Qerkezit, që gjerësisht njihet si Nëna Ferdonije, të cilës serbët ia vranë katër djemte e burrin.
Aty Kurti shkroi edhe ca fjalë në librin e kujtimeve, e të cilën gjë e publikoi vetë Kurti.
“Tash jemi të gjithe djem të saj, e ajo është Nënë e gjithë popullit, sepse çdonjerii e njeh dhe e don si Nënë” – shkroi Kurti.