E djathta e Shaqirit po aq e frikshme sa e majta, shënoi gol spektakolar mbrëmë për Chicago Fire
Chicago Fire ka mposhtur Vancouver Witecaps si mysafir me rezultat 3-1.
Kosovaro-zvicërani, Xherdan Shaqiri impresionoi në këtë ndeshje, duke shënuar dhe asistuar nga një herë.
Golin e arriti në minutën e 13, duke qëlluar nga një distancë e konsiderueshme me të djathtën zhagas, me topin që përfundoi në rrjetë. Ishte një goditje tejet efikase me këmbën jo të preferuar të tij.
Tutje, ai asistoi për golin e tretë të shënuar nga Mueller.
Shikoni më poshtë golin.
Xherdan Shaqiri with the right foot puts #cf97 in front! 🔥 pic.twitter.com/8vhTWH4n7P
— Major League Soccer (@MLS) July 24, 2022
Bukur, apo jo?