E dhunoi 11-vjeçaren në tualetin e hyrjes së banesës në Ferizaj, Gjykata ia cakton paraburgimin
Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar paraburgimin një të dyshuari me inicialet F.I.
I njëjti dyshohet se e ka dhunuar një 11-vjeçare në tualetin e hyrjes së banesës.
Në njoftimin e Gjykatës thuhet se “ekziston dyshimi i bazuar, se nga fundi i muajit janar 2025 deri në fillim të muajit shkurt 2025, në vazhdimësi në një rrugë të Ferizajt, përkatësisht në tualetin publik të hyrjes së një ndërtese afër lokalit “T.” pronë e të pandehurit, i pandehuri ka detyruar të dëmtuarën e mitur e moshës njëmbëdhjetë (11) vjeçare, që të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj, në atë mënyrë derisa kishte shkuar në lokalin që gjendet në hyrje të banesës së saj ku i pandehuri shiste cigare – gjëra ushqimore, i pandehuri e kishte marrë të dëmtuarën e kishte quar në tualet publik në hyrje të banesës, në të cilën i pandehuri kishte kryer akt seksual”.
Sipas të dëmtuarës rasti i njëjtë kishte ndodhur edhe një herë tjetër para disa ditëve.